Tërmet i fuqishëm në Argjentinë, sa ishte magnituda

schedule10:36 - 3 Janar, 2024

schedule 10:36 - 3 Janar, 2024

Një tërmet me magnitudë 5.6 është regjistruar këtë të mërkurë në provincën e La Rioja të Argjentinës, njoftoi Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare.

Sipas të njëjtit burim, tërmeti ka pasur një thellësi prej 127 kilometrash.

Informacioni i parë nga Shërbimi Gjeologjik Amerikan (USGS) raporton epiqendrën e tërmetit, i cili është ndjerë edhe në Kili, në 79 km. nga Villa San José, në rajonin Vinchina të provincës La Rioha./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!