Një tërmet me magnitudë 7.0 goditi Haitin perëndimor, ndërsa është lëshuar edhe alarm për cunami tha Shërbimi Gjeologjik Amerikan. Lëkundjet e forta kanë shkaktuar edhe dëme.
Tërmeti është regjistruar 8 km nga qyteti Petit Trou de Nippes, në një thellësi prej 10 km, tha USGS.
Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC) gjithashtu raportoi një tërmet në rajon, duke thënë se ishte me magnitudë 7.6.
Sistemi amerikan i paralajmërimit të cunamit tha fillimisht se nuk kishte paralajmërim për cunami pas tërmetit.
Tronditja e gjatë u ndje në të gjithë vendin dhe dëmet materiale u regjistruan në gadishullin jugperëndimor të ishullit, sipas imazheve nga dëshmitarët.
Vendi është ende duke u rimëkëmbur nga një tërmet me magnitudë 7 afër kryeqytetit 11 vjet më parë që vrau dhjetëra dhe me mijëra mbetën të pastrehë. g.v/abcnews.al
MASSIVE M7.6 QUAKE Has Hit God Forsaken Haiti w/ A Hurricane Also On The Way In Days. The Country Is Still Recovering From The Lesser 7.0 Quake That Collapsed Most Buildings & Infrastructure In 2010.
— AwareMap (@AwareMap) August 14, 2021
First Picture Of Haiti M7.6 Quake Damage 08/14/2021 pic.twitter.com/dnBNx9QyXL
— AwareMap (@AwareMap) August 14, 2021