Shërbimi Gjeologjik në SHBA ka njoftuar se ishujt Kuril të Rusisë janë goditur na një tërmet me madhësi 7, 5. Si pasojë e tërmetit të fuqishëm u dha paralajmërim për tsunami, por që më vonë u anulua.
Mësohet se tërmeti ishte me në një thellësi prej 59 km (37 milje), rreth 1.400 km në veri-lindje të qytetit japonez Sapporo, shtoi USGS. Gjithashtu bëhet e ditur se nuk ka raportime për viktima.
Qendra e Paralajmërimit të Tsunamit të Paqësorit fillimisht tha se valët e rrezikshme të cunamit ishin të mundshme brenda 1.000 km nga epiqendra e tërmetit. Ndërkohë njoftoi se: “vetëm valët e cunamit ishin shumë të vogla dhe u krijuan nga ky tërmet, por sipas qendrës së Qendrës së Paralajmërimit të Tsunamit nuk ekziston asnjë kërcënim tjetër”.