Tërmet i fortë në jugun e Guatemalës, nuk dihet nëse ka viktima

schedule11:18 - 27 Janar, 2024

schedule 11:18 - 27 Janar, 2024

Një tërmet me magnitudë gjashtë ballë goditi jugun e Guatemalës, njoftuan autoritetet lokale mëngjesin e kësaj të shtune, duke deklaruar se nuk ka raportime për viktima.

Tërmeti u regjistrua të premten në orën 23:52 me orën lokale, me epiqendër në Oqeanin Paqësor, sipas Institutit të Sizmologjisë të Guatemalës.

Tërmeti ka qenë në një thellësi prej 48 kilometrash dhe është ndjerë në jug të vendit, si dhe në qytetin turistik të Antigua Guatemalës.

“Për momentin, nuk ka të dhëna për viktimat dhe dëmet”, u tha gazetarëve zëdhënësi i Mbrojtjes Civile Rodolfo Garcia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!