Tërmet i fortë në Hawaii, sa ishte magnituda

schedule22:50 - 9 Shkurt, 2024

schedule 22:50 - 9 Shkurt, 2024

Një tërmet i fortë goditi Hawaiin këtë të premte, sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA (USGS), por nuk shkaktoi një paralajmërim cunami në këtë arkipelag të Oqeanit Paqësor.

Tërmeti me magnitudë 5.7 goditi afër Pahala në ishullin Hawaii, sipas USGS. Thellësia e tij fokale shënon në rreth 37 kilometra.

“Ishte një nga më të fortët që kam ndjerë ndonjëherë këtu,” tha një pronar hoteli.

Ndërkohë në Naalehu nuk raportohet për të lënduar, por disa biznese kanë humbur energjinë elektrike, sipas policisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!