Një tërmet me magnitudë 7.4 i shkallës Rihter ka goditur Zelandën e Re.
Tërmeti u regjistrua në det në një thellësi prej rreth 33 kilometrash në jug të Ishujve Kermadec, rreth orës orës 01:00 të mëngjesit me orën lokale.
Një paralajmërim për valët e rrezikshme të cunami u dha brenda disa minutash. Mbrojtja Civile ka nisur kërkimet për banorët e brigjeve lindore, për t’i evakuuar në çdo rast.
Qytetarët kanë dëshmuar se tërmeti është ndjerë edhe në tokë. /abcnews.al