Tërmet 5.6 ballë në Zelandën e Re, ja si reagon kryeministrja

schedule07:50 - 25 Maj, 2020

schedule 07:50 - 25 Maj, 2020

Një tërmet madhësi 5.6 ballë goditi rreth 90 km në veri të kryeqytetit, Ëellington në Zelandën e Re, lëkundjet e të cilit janë ndjerë në të gjithë vendin.

Kryeministja Jacinda Ardern ka përjetuar në një studio televizive lëkundjen e tërmetit. Ardern  në momentin e lëkundjeve të tërmetit ka ruajtur qetsinë, dhe ka theksuar se ajo ndodhej në një vend të sigurtë dhe nuk kishte vend për panik.

Zelanda e Re është një nga zonat me intensitet të lartë sizmik dhe herë pas here goditet nga tërmetet. Duke qene në shënjestër të tërmetit ndërtesat në këtë shtet janë ndërtuar për të qenë të forta ndaj lëkundjeve të forta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!