Tërhoqi zvarrë qenin, reagon policia! Sa muaj burg rrezikon autori

schedule13:01 - 15 Shtator, 2020

schedule 13:01 - 15 Shtator, 2020

Një 50-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka tërhequr zvarrë një qen. 50-vjeçari me iniciale F.P. banues në Sukth është shoqëruar në ambientet e policisë në Durrës.

Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

“Duke marrë shkas nga një foto e publikuar në rrjetet sociale, ku paraqitej një kafshë shtëpiake (qen), duke u tërhequr pas një makine, në Sukth, Durrës, ju sqarojmë se:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës menjëherë identifikuan dhe shoqëruan në ambientet e Policisë, bashkë me mjetin e tij tip “Renault”, shtetasin F. P., 50 vjeç, banues në Sukth, Durrës.

LEXO EDHE: “Kafsha është ai në timon”, Saimir Tahiri revoltohet me pamjet e rënda në rrugët e Durrësit

Në vijim të veprimeve u procedua penalisht shtetasi F. P., për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshëve” parashikuar nga neni 207/c paragrafi 2 si dhe nga shërbimet e Policisë të Qarkullimit Rrugor është vendosur masë administrative në bazë të dispozitave të Kodit Rrugor, sipas neneve 158, 182 dhe 139/14/5/8.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Policia e Durrësit fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, çdo rast të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm”, njofton policia./m.v. abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!