“Kafsha është ai në timon”, Saimir Tahiri revoltohet me pamjet e rënda në rrugët e Durrësit

schedule12:54 - 15 Shtator, 2020

schedule 12:54 - 15 Shtator, 2020

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është tërhequr nga skena politike, tashmë prej dy vitesh.

Megjithatë, ai vazhdon të jetë aktiv në rrjetet sociale. Pak ditë më parë, ai publikoi një video, në të cilën shfaqej me dy djemtë e tij, Golikun dhe Drinin, teksa  jepnin një “fjalim domethënës”.

Ndërsa sot, Tahiri ka postuar në “Facebook” disa foto që kanë revoltuar rrjetin, ku shfaqet një makinë e cila po tërheq një qen teksa është në lëvizje.

Nuk kishte se si me këto pamje të rënda të mos revoltohej, edhe ish-ministri, duke shkruar: “E trishte dhe neveritese! ”! l.k/abcnews.al