Holta tërhiqet, por nuk dorëhiqet/ Zaçaj sulmon median: Mandati më mbaron kur them unë. Thërret mbledhjen e gjyqtarëve, por s’ka rezultat

schedule17:57 - 12 Dhjetor, 2024

schedule 17:57 - 12 Dhjetor, 2024

Pasi u mundua te zgjase mandatin permes nje kerkese per Komisionin e Venecias, Holta Zacaj u dorezua.

Ne kushtet kur Gjyakata e Larta nuk pranoi te terhiqej por ne respekt te afateve te parashikuara kohe me pare, vendosi te vijoje proceduren per zevendesimin e Zacajt, ajo dy dite pasi argumentoi per ta cuar mandatin deri ne fund te 2025, deklaroi terheqjen dhe vendosi te deklaroj perfundimin e mandatit te saj. Njoftimi erdhi kete te enjten pasdite, ndersa keto dy dite u be objekt diskutimi juridik, politik dhe publik.

“Ne emër të interesit publik, në mbrojtje të institucionit që drejtoj, dhe për të shmangur mosmarrëveshje kushtetuese, sot në datën 12 dhjetor 2024 vendosa që t’i drejtohem Mbledhjes së Gjyqtarëve në ushtrim të përgjegjësive të mia si anëtare e kësaj Gjykate, për deklarimin e mbarimit të mandatit tim si gjyqtare kushtetuese.”

Ne nje leter te gjate ama, ajo me siper mbrojti qendrimin e saj se mandati I mbaronte kur thoshte ajo vete dhe jo si ne kerkesen qe po vete kishte firmosur gati dy vjet me pare, ku pranonte se po aplikonte per mandatin e pjesshem te vitore tushes. Por loja e holta zacajt, nuk duket e perfunduar, megjithese ka hedhur nje hap prapa. Aktin megjithate do e zyrtarizoje ne ditet ne vijim, kur trupa e gjyqtareve kushtetues do te arrije ne nje vendimarrje per deklarimin e perfundimit te kryetares se gjykates, Holta Zacaj. Kete te enjten trupa edhe pse u mblodh, nuk arriti ne nje vendimarrje.

Por burime nga kushtetuesja I pohuan abc news se Zacaj tashme e ka te marre vendimin e saj. Nje vendim qe refuzoi ta bente, duke rrezikuar te fuste gjykaten, por edhe vendin ne nje krize kushtetuese, politike dhe institucionale.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!