Tërhiqen Mynyr Koni dhe Dhori Kule para Shullazit

schedule19:47 - 17 Tetor, 2017

schedule 19:47 - 17 Tetor, 2017

 

Akademikët Mynyr Koni dhe Dhori Kule deklaruan  në gjykatë, se nuk e njihnin Emiliano Shullazin, që ishte përballë tyre si i pandehur. Ata ishin thirrur si dëshmitarë në procesin ndaj Shullazit, por nuk pranuan drejtpërdrejt që të ishin kërcënuar prej tij.

Të cilësuar si dëshmitarët kyç, kundër Emiljano Shullazit dhe shokëve të tij, për kërcënimin ndaj rektorit Mynur Koni dhe dekanin Dhori Kule, këta të fundit tëhiqen përballë të pandehurit, duke mohuar përfshirjen e tij në shantazh.

Të njëjtën qëndrim mohues për ngjarjen e ndodhur një vit më pare kanë mabjtur edhe dy dëshmitarët e tjerë të thirrur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, si ministrja e Arsimit Lindita Nikolli dhe ish-kreu i policisë Tiranë, Ervin Hodaj.

Akademiku Mynyr Koni ishte përballë Emiliano Shullazit në sallën e gjyqit. Muaj më parë, kur rektori i Universitetit të Tiranës garonte në zgjedhjet për rektor, publikisht u tha se ishte kërcënuar nga Shullazi për tu tërhequr nga kandidimi.

Por në dëshminë e tij para togave të zeza, duke rrëfyer si ka ndodhur kërcënimi vetëm per 10 sekonda, rektori Koni tregoi se nuk i kishte dalluar ata që e kërcënuan.

 

Personi i akuzuar nga prokuroria Emiljano Shullazi, i pranishëm në sallë, pyeti dëshmitarin Koni.

“Personat që ju thatë se ju kishin kërcënuar, si ju thanë që isha unë? Se kuptoj ku është kërcënimi këtu? Unë i them 3 herë në ditë drejtorit të burgut jep dorëheqjen se, nuk je për atë punë dhe ai prap nuk reagon…ku është kërcënimi këtu?!!!

Ndryshe nga sa ishin pritshmëritë e organit të akuzës për dekanin Dhori Kule, akademiku mohoi deklaratat e bera ne fazen hetimore në prokurori lidhur me Emiliano Shullazin.

Por i pandehuri Shullazi nuk qëndroi indiferent as para Kules, të cilit i kërkoi të kthehej përballë tij dhe ta shihte me vëmendje.

Ndërsa Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla e thirurr si dëshmitare ka sqaruar se si ishte njoftuar për kërcënimin e dy profestoreve.

Ndërkohë, gjatë dëshmisë së ish-drejtori i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj ka pasur reagime dhe debate me të pandehurin Emiliano Shullazit, i cili i kërkon:

Në fund ish-kreu i policisë së kryeqytetit tha se për këtë çështje ka zbatuar rregullat, ligjin si dhe kërkesat e eprorëve të tij.

 

https://youtu.be/sfhZ6JmZnMo

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!