Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

“Tërheqje të trupave të KFOR në Ballkan”/ Sotiri: Të rrezikuar nga lufta në Iran. Deklaratat e Trump e BE, shqetësuese

schedule21:11 - 18 Mars, 2026

schedule 21:11 - 18 Mars, 2026

Ekspertja e marrëdhënieve ndërkombëtare, Juxhina Sotiri, ka ngritur shqetësime lidhur me zhvillimet e fundit në skenën globale të sigurisë, duke i cilësuar deklaratat e Donald Trump si serioze dhe alarmante për situatën aktuale. E ftuar në emisionin Real Story në ABC News Albania, Sotiri kritikoi gjithashtu reagimet e Bashkimi Europian, duke i konsideruar ato të papërshtatshme dhe jashtë realitetit të krizës.

Sipas saj, zhvillimet në Qipro dhe përfshirja indirekte e Britania e Madhe tregojnë dobësitë e arkitekturës aktuale të sigurisë europiane, ndërsa varësia ndaj Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetet thelbësore. Ajo theksoi se situata përbën një moment vendimtar për të testuar NATO përballë kërcënimeve të jashtme, duke përmendur Irani si një rrezik potencial për rajonin.

Në këtë kontekst, Sotiri paralajmëroi se qëndrimet e disa aleatëve europianë, të cilët e konsiderojnë Iranin jashtë interesit të tyre, mund të jenë të rrezikshme, sidomos për vende si Shqipëria dhe rajoni i Ballkanit. Ajo shtoi se diskutimet e fundit për një tërheqje të mundshme të trupave nga misioni KFOR, përfshirë edhe nga ana e SHBA-së, e bëjnë situatën edhe më delikate për sigurinë rajonale.



“Deklaratat e Trump janë serioze dhe shqetësuese në këto momente, megjithatë mendoj që edhe deklaratat që vijën nga Bashkimi Europian mendoj që janë të kota dhe të jashtë vendit. Kemi një goditje në Qipro që është një territor i sovranitetit të vetë Britanisë së Madhe, jo domosdoshmërisht e Qipros. Ndaj mendoj që ky është një faktor  për të kuptuar se sa e pafuqishme është e gjithë Britania e Madhe dhe se si Europa ia ka dhuruar këtë mburojën e sigurisë vetë Amerikës dhe nuk ka alternativë tjetër.

Unë e shikoj këtë si një moment deçiziv për të testuar NATO-n jo më nga një krize e brendshme, por nga një kërcënim i jashtëm dhe padyshim që Irani është një kërcënim për të gjithë ne, për Shqipërinë dhe për Ballkanin. Deklarata të tilla si ‘Irani nuk është lufta jonë’, nga ana e aleatëve europianë janë patjetër deklarata të rrezikshme. Ndaj duhet të kemi pak kujdes këtu, për vetë fakti se ne Ballkani na prek shumë dhe po flitet orët e fundit për një tërheqje potenciale të atij detashmenti që kemi në KFOR edhe nga ana e Amerikës”, tha Sotiri.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!