Tërheqja nga vendosja e fashës, Shkodra: Vendim i drejtë i qeverisë, do të sillte rritje të barrës ekonomike mbi qytetarët

schedule19:36 - 6 Tetor, 2022

schedule 19:36 - 6 Tetor, 2022

I ftuar në “Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, eksperti i ekonomisë dhe financave, Arben Shkodra, komentoi vendimin e qeverisë për tu tërhequr nga vendosja e fashës për çmimin e energjisë elektrike.

Ai tha se ky ishte një vendim i mirë, pasi duke parë çmimet e shportës, me rritjen e çmimit të energjisë do të rëndohej shumë barra ekonomike mbi qytetarët.

I pyetur nga moderatorja Xhokaxhi, nëse fasha pritet të vendoset në muajt e ardhshëm, ai theksoi se Shqipëria ndodhet në muajt e mirë, ku pritet rritje e prodhimit të energjisë në vend, duke shtuar se nuk beson se do të ketë vendosje të fashës.

Pjesë nga biseda:

Xhokaxhi: Zoti Rama kur u tërhoq nga fasha për energjinë elektrike, nuk la afat. Zonja Balluku u duk sikur përcaktoi nëntorin për rritjen e energjisë elektrike, pse vlejti kjo tërheqje për një muaj?

Shkodra: Unë mendoj se të gjitha shtete po marrin me shpejtësi vendime afatshkurta. Ne nuk mund të përcaktojmë sot se sa do të jetë vlera e çmimit të energjisë elektrike. Mos harrojmë se tani ka nisur kërkesa e madhe e shteteve europiane për energji elektrike.

Xhokaxhi: Ministrja ka menduar për një formë shumë të  mirë për subvecionimin e qytetarëve, cila është?

Shkodra: Po të marrim Kosovën, Serbinë, ka mënyra të ndryshme se si sillet qytetari. Ne nuk kemi më oxhaqe se ato janë mbyllur, flasim për Tiranën. Ato mund ta zgjidhin në atë formë, ajo që unë pashë nga deklarata e zonjës Balluku është se ne do të shohim çdo muaj se si do ecim. Por ne jemi të varur nga shirat, dhe muajt nëntor, dhjetor deri në maj jemi në muajt më të mirë. Duke patur këtë lloj analize edhe qeveria po analizon çdo javë. Unë nuk e di pse ndodhi tërheqja, por ishte një veprim shumë i mirë, pasi do të kishim një shtim të barrës ekonomike. A do të ketë një rritje, unë mendoj që jo.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!