Tërheqja e trupave nga Afganistani, Bush: Vendim i gabuar, pasojat do të jenë të rënda

schedule15:45 - 14 Korrik, 2021

schedule 15:45 - 14 Korrik, 2021

Ish presidenti amerikan George W. Bush është shprehur të mërkurën se tërheqja e trupave të NATO – s nga Afganistani  ishte një gabim. Sipas Bush, tashmë civilët janë duke u masakruar nga “talibanët brutalë”.

Në një intervistë për Deutsche Welle, ish-presidenti amerikan shprehu shqetësimin se vajzat afgane dhe gratë do të pësojnë një dëm të papërshkrueshëm’ si rezultat i tërheqjes së SHBA-ve.

Ish -presidenti republikan, i cili i dërgoi trupa në Afganistan në vjeshtën e vitit 2001 pas sulmeve të 11 shtatorit në Qendrën Botërore të Tregtisë në Nju Jork, tha se beson se pasojat e tërheqjes do të jenë të rënda.

Presidenti Joe Biden ka këmbëngulur se ushtarët do të tërhiqen plotësisht nga Afganistani deri më 11 shtator, pavarësisht se përballet me kritika të forta mbi vendimin. Shumica e 2,500 trupave amerikane dhe 7,500 trupave të NATO-s që ishin në Afganistan kur Presidenti Biden detajoi tërheqjen përfundimtare në prill janë larguar.

Tashmë trupat afgane kanë  mbetur përballë Talibanit që duket se është i vendosur për një fitore ushtarake. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!