Tërheqja e trupave amerikanë nga Afganistani, frikë për të ardhmën e grave

schedule10:22 - 29 Prill, 2021

schedule 10:22 - 29 Prill, 2021

Nga Patricia Zengerle, euronews

Pas vendimit të Joe Biden për të tërhequr trupat amerikanë nga Afganistani, ligjvënësit amerikanë janë të shqetësuar rreth mënyrës se si administrata planifikon të mbrojë të drejtat e grave nëse Talibanët marrin kontrollin në vend.

Zalmay Khalilzad, i dërguari special i Afganistanit, pritet të dëshmojë në Komitetin e Senatit Amerikan mbi politikën e administratës në Afganistan që kur Biden njoftoi planet për tërheqjen e trupave deri më 11 shtator pas dy dekadash luftë. Kur Biden bëri njoftimin e tij në 14 Prill, ai tha se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të ndihmojnë forcat afgane të sigurisë dhe programet civile, përfshirë ato për gra dhe vajza.

Anëtarët e Kongresit, shumë prej të cilëve janë skeptikë në lidhje më  tërheqjen e trupave amerikanë nga Afganistani janë të shqetësuar se ky veprim i SHBA-së do t’u japë kontrollin Talibanëve, ku gjatë viteve 1996-2001 ata kufizuan të drejtat e  grave Afgane.

Që kur Talibanët  u larguan nga pushteti, ndërkombëtarët kanë shpenzuar miliarda në zhvillimin e Afganistanit. Fitimet për gratë dhe vajzat në qasjen në arsim dhe jetën publike janë vlerësuar vazhdimisht si një nga sukseset kryesore.

Gratë kanë qenë të nën-përfaqësuara gjatë bisedimeve të paqes, pavarësisht premtimeve se do të ishin pjesë e diskutimeve politike në vend. Senatorja Jeanne Shaheen, një demokrate e  vjetër Komitetin e Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Marrëdhëniet e Jashtme  dhe anëtarja e  vetme grua, sipas Khalilzad, i cili gjithashtu pjesë e qeverisë se ish presidentit Donald Trump, nuk e ka parë përfshirjen e grave si një përparësi.

Ajo tha se kishte shumë pasiguri se çfarë do të ndodhtë në  Afganistan pas 11 shtatorit nëse të drejtat e grave do të mbroheshin.

“Unë mendoj se është e rëndësishme për ne që të vazhdojmë të bëjmë gjithçka që ne mundemi,” tha ajo.

Nën udhëheqjen e Talibanëve, gratë ishin të ndaluara nga arsimimi ose puna, u kërkohej të mbulonin plotësisht trupin dhe fytyrën dhe nuk mund të dilnin nga shtëpia pa një të afërm mashkull.

“Shkeljet morale” dënoheshin me fshikullim dhe me gurë.

Senatori demokrat Bob Menendez, kryetari i komitetit të marrëdhënieve të jashtme, tha pas një konferencë javën e kaluar se ishte i shqetësuar  në lidhje me të drejtat  dhe mbrojtjen e grave afgane.

Senatori republikan Lindsey Graham tha se ai nuk kishte dyshim se talebanët do të mbyllnin shkollat ​​dhe do të vendosnin kufizime të ashpra ndaj grave.  11 shtatori- dita e tërheqjes së trupave nga Afganistani,  shënon 20 vite nga sulmet ndaj Shteteve të Bashkuara që nxitën Uashingtonin të zhvillonte luftë me Afganistanin. Përktheu Sonila Backa-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!