Tërheqja e forcave rusë nga Khersoni, ish këshilltari i Putinit: Lideri rus u frikësohet atentateve

schedule14:22 - 10 Nëntor, 2022

schedule 14:22 - 10 Nëntor, 2022

Vladimir Putin thuhet se është i shqetësuar për atentatet e mundshme ndaj tij pas tërheqjes së forcave ruse nga Kherson. Dhe kjo ishte arsyeja pse presidenti rus vendosi të mos marrë pjesë në samitin e G20 në Indonezi, sipas një ish-këshilltari të Kremlinit.

“Arsyet pse Putin vendosi të mos marrë pjesë në G20 janë serioze,” tha Sergei Markov, i cili e quajti vendimin për t’u tërhequr nga Kherson “disfata më e madhe gjeopolitike e Rusisë që nga rënia e Bashkimit Sovjetik”.

Siç argumentoi ai, “ekziston një mundësi e madhe për një atentat kundër Putinit nga shërbimet speciale të SHBA-së, Britanisë dhe Ukrainës.”

Ai shtoi, se një tjetër arsye për mungesën e Putinit është “mundësia e situatave poshtëruese”. “Për shembull, disa aktivistë me aftësi të kufizuara mundet që rastësisht të rrëzojnë Putinin dhe të gjitha mediat në mbarë botën do të bëjnë një foto duke e bërë lajm në të gjitha faqet e para.

Jam i sigurt se disa perëndimorë krejtësisht të çmendur po planifikojnë këtë lloj situate ”, pohoi Markov.

Ish-këshilltari i Kremlinit argumentoi se një tjetër arsye pse Putini ka frikë është vendimi për të tërhequr ushtarët rusë nga Kherson. “Pas humbjes në Kherson, statusi i Rusisë si fuqi e madhe është i diskutueshëm. Ata do të bëjnë presion dhe do të kërkojnë kapitullim të butë. Duhet të jemi më të ashpër”, tha ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!