Tërheqja e Biden/ Canaj: Bëri gjënë e duhur, Harris është favorite për të qenë presidente

schedule16:42 - 22 Korrik, 2024

schedule 16:42 - 22 Korrik, 2024

Presidenti amerikan, Joe Biden, është tërhequr nga gara për zgjedhjet presidenciale të nëntorit dhe i ka ofruar mbështetje nënpresidentes, Kamala Harris.

Diplomati Blerim Canaj ka thënë në emisionin “Ballkan Update”, se Biden bëri gjënë e duhur, pasi dhe gjendja e tij shëndetësore dhe mosha ishin dy elementë që ndikonin shumë në performancën e tij.

Sipas Canajt, Kamala Harris është favorite për të qenë presidente, pasi ka vetëm një diferencë shumë të vogël nga Donald Trump dhe me pak punë mund t’ia kalojë atij.

“Ishte dhe presioni tejet i madh për ta bindur Biden që nuk është më në atë pikën që mund të kryejë detyrën e presidentit të shtetit. Deri më tani, unë personalisht e çmoj shumë Biden për shkak të asaj që ka bërë për ne.

Natyrisht që në qoftë se ne e marrim përvojën e tij politike, po të ishte gjendja e tij shëndetësore dhe po të mos ishte mosha, do të ishte personi perfekt. Ai nuk ishte në gjendje të vazhdonte garën përballë kundërshtarit të tij politikë. Ne pamë dhe figura nga bota që e kishin ndihmuar si George Cloon, por interesant ishte dhe fakti që u tërhoq Biden menjëherë pas 24 orëve Partia Demokratike fitoi 50 milionë donacione, që tregon dhe një farë motivi të votuesve që kanë qene skeptik.

Tani kur flitet për emrin e Kamala Harris, flitet për një diferencë vetëm me 2% ndërmjet saj dhe Donald Trump. Përderisa, më herët thuhej që dhe ajo nuk do ta kalonte, por kjo përqindje është e vogël dhe me pak punë ajo do ta kalonte.

Nuk pres ndonjë diferencë shumë të madhe se SHBA për çështje të të rëndësishme funksionojnë me strategji shtetërore. Aty kemi të bëjmë me çështje më madhore seç e mendojmë ne.

Sido që të jetë, nuk e besoj që dallon shumë, por mund të ketë dallim në forcën vendimmarrëse, për shkak se Donald Trump nga ajo që e kemi parë është një politikan që merr vendim dhe të krijon përshtypjen që shpeshherë nuk i shkojnë çështjet ashtu siç themi ne në Kosovë ‘tërhiqe mos këput’”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!