Analisti Roland Bejko komentoi për ‘Real Story’ tërheqjen e SHBA në vendin tonë duke e cilësuar se është shumë mirë për kombin tonë ‘të ecim me këmbët tona’.
Më tej, Bejko thotë se shqiptarët nuk kanë shpresë te klasa politike e vendit tonë, ndaj ‘sytë’ i kanë pasur nga Amerika ose Europa.
“Ne kemi kompleksin e Rozafës, duam të tretin të krijojë institucionin. Ne jemi shtet i ri, në fillim kishin kujdestarinë e mbretërisë Otomane. Ramë në Bashkimin Sovjetik dhe në ’90 sytë i kishim nga Amerika dhe perëndimi. Europa, Amerika dhe Kanada i quanim perëndim.
Është shumë mirë të ecim me këmbët tona, të bëjme demokracinë duhet ta meritojmë. I pari i fisit siç po vendos dhe sot do vendosi mbi fatet tona. Ata shqiptarë që e pranojnë do qëndrojnë, ata që përfitojnë nga sisemi do qëndrojnë. Te klasa politike shqiptare nuk kishin shpresë, Amerikën e shihnin si shpresë. Politikanët shqiptarë kanë vrarë shpresën sa e shohim nga të tjerët.”
/abcnews.al/