“Teresa” zhgënjen fansat, njofton papritur largimin nga televizioni

schedule13:52 - 20 Tetor, 2020

schedule 13:52 - 20 Tetor, 2020

Aktorja Angelique Boyer, e njohur për publikun shqiptar me rolin e Teresës, ka bërë një deklaratë të papritur.

Ajo u shpreh se do të shkëputet nga televizioni, pasi kërkon të marrë për të paktën 1 vit pushim.

32-vjeçarja u shpreh se sapo të mbarojë xhirimet e serialit “Imperio de Mentiras”, që po transmetohet aktualisht në Meksikë, ajo nuk do të marrë pjesë në asnjë projekt të ri televiziv.

“Dua t’i jap vetes pak pushim, edhe pse nuk dua. Nuk do jem në ekran, të paktën për 1 vit”, tha Angelique Boyer, duke zhgënjyer shumë fansa që mezi presin ta shohin me projekte e seriale të reja. l.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!