Kastrioti gabon sërish në shtëpi dhe këtë herë është Tërbuni skuadra që arrin të rezistojë në stadiumin “Redi Maloku”, në një ndeshje që u mbyll me rezultatin 0-0. Krutanët tentuan nga fillimi deri në fund të merrnin pikët maksimale, por nuk ia dolën dot.
Të besurit e trajnerit Ramadan Ndreu ishin të pasaktë para portës së amerikanit Rogers dhe kështu detyrohen të kënaqen me vetëm një pikë. Krutanët kanë shkuar në kuotën e 8 pikëve, duke lënë kreun e renditjes për momentin.
NDESHJET E TJERA – Në orën 14:00 kanë nisur tetë sfidat e tjera dhe në grupin A të gjitha skuadrat vendase e kanë mbyllur në epërsi 45-minutëshin e parë. Besëlidhja po mposht Veleçikun, Erzeni Burrelin, Korabi Shkumbinin dhe Egnatia Dinamon. Në grupin B janë shënuar dy gola në ndeshjen Besa-Turbina, kurse të tjerat vijojnë të jenë 0-0.
KATEGORIA E PARË – JAVA 4
GRUPI A
E shtunë, më 5 tetor, ora 13:00
Kastrioti-Tërbuni 0-0
E shtunë, më 5 tetor, ora 14:00
Besëlidhja-Veleçiku 1-0
Shënues: Hajdari 22’
Erzeni-Burreli 1-0
Shënues: Çutra 45+1’
Korabi-Shkumbini 1-0
Shënues: Skuka 25’ (pen.)
Egnatia-Dinamo 2-0
Shënues: Dimo 25’, Lajthia 30’
GRUPI B
E shtunë, më 5 tetor, ora 14:00
Oriku-Elbasani 0-0
Apolonia-Iliria 0-0
Besa-Turbina 1-1
Shënues: Cara 16’ / Roshi 32’ (pen.)
Pogradeci-Shënkolli 0-0
E diel, më 6 tetor, ora 13:00
Devolli-Lushnja
/abcnews.al