Tërbimi me Gattuson dhe lutja ndaj Sarrit, zbulohet prapaskena e De Laurentiis

schedule20:37 - 1 Shkurt, 2021

schedule 20:37 - 1 Shkurt, 2021

Aurelio De Laurentiis është një nga presidentët më karizmatikë të Serie A. Merita ka pafund për ngritjen e Napolit në nivele të larta, teksa ka aftësinë për të krijuar shpeshherë probleme në raportet me trajnerët.

E ka treguar gjithmonë dhe të njëjtën gjë përsëriti me Gennaro Gattuson, një tip i fortë që nuk hap rrugë dhe nuk influencohet aspak nga të tjerët. Humbja 3-1 që Napoli pësoi ndaj Hellas Verona (24 janar) tërboi presidentin e Napolit.

Siç zbulojnë mediat italiane, De Laurentiis kontaktoi Maurizio Sarrin dhjetë minuta pasi përfundoi sfida e luajtur në Verona. Ky i fundit, pushim prej verës së kaluar kur u nda me Juventusin, ka drejtuar me sukses Napolin në vitet (2015-2018).

Të pret një kontratë shumë e mirë dhe e zgjidh pa problem kontratën që ke me Juventusin“, i është drejtuar presidenti Sarrit. Gjithsesi, nga ana tjetër e telefonit ka ardhur përgjigje negative dhe refuzim.

Sarri u nda keq me De Laurentiis pas largimit nga Napoli, ndërsa raporti mes tyre preku fundin kur trajneri pranoi të ulej në pankinën e Juventusit (korrik, 2019). Gattuso vijoi punën te Napoli dhe fitorja 2-0 e ditës së djeshme ndaj Parmës ka rikthyer qetësinë që mungonte. /abcnews.al