Tërbimi i nacionalistëve grekë për mitingun e Ramës/ Përgatisin antimiting në Selanik: Ta shpallim non grata

schedule18:30 - 1 Nëntor, 2024

schedule 18:30 - 1 Nëntor, 2024

Vizita e dytë e kryeministrit Edi Rama në Greqi në turin e tij të takimeve me Diasporën, nuk është mirëpritur nga ultracionalistët grekë. Përmes një deklaratë zyrtare, partia ultranacionaliste greke, “Fronti Kombëtar” e cilëson kreun e qeverisë shqiptare si një person të padëshirueshëm, ndërsa sjell në vëmendje edhe faktin që kjo mbledhje është miratuar edhe nga Athina zyrtare.

“Vizita e tij pas persekutimit të helenizmit në Epirin e Veriut, lidhjes se tij me çdo iniciativë antihelene, siç janë marrëdhëniet me Erdoganin, burgosjes se Belerit dhe vendosjes se një autoriteti komunal në përputhje me pikëpamjet e tij është sfidë”,  thuhet në deklaratën e ultranacionalistëve greke.

“Ai, politika e tij dhe ata që e mbështesin janë absolutisht të padëshirueshëm. “Fronti Kombëtar” bën thirrje për t’i dhënë fund tolerancës ndaj Tiranës.- Vijon njoftimi zyrtar i partisë ultranacionaliste.

Referuar raportimeve, ndërsa Edi Rama do të takohet me shqiptarët në Selanik, anëtarët e kësaj partie do të organizoje një tubim për të kundërshtuar vizitën e tij në Greqi. Gjatë protestës që do të zhvillohet para hotelit ku kryeministri Rama do te zhvilloje takimin e tij me shqiptaret e Greqisë,  do të hidhen  fletushka me shkrimet “Liri për “Vorio Epirin”.

Ndërsa kryeministri Rama përmes rrjeteve sociale njoftoi këtë takim duke the se do të rikthehet me një kënaqësi krejt të posaçme tek shqiptarët e Greqisë, këtë herë në Selanik, ku historia na ka lidhur me njëmijë fije dhe e sotmja na bashkon më shumë se asnjëherë me fqinjët tanë jugorë, si dy popuj europianë që edhe për pak vite do jenë krah për krah në Bashkimin Europian./abcnews.al