Terapia e qenve ose qentë e terapisë është një praktikë që po rezulton shumë e suksesshme në azilet e të moshuarve ku pacientët e kanë të pamundur të presin vizita nga të afërmit. Mjekë dhe infermierë shprehen se qentë ndikojnë në përmirësimin e ndjeshëm të humorit të të moshuarve.
Në azilin e të moshuarve “Hebreu Home” të Rivërdejl, një zonë rezidenciale në Bronks të Nju Jork, ekziston një program për terapinë e kafshëve shtëpiake prej 20 vjetësh.
Ata kanë një detyrë shumë të rëndësishme për këtë periudhë: i garantojnë pacientëve në azilin e të moshuarve, një kontakt të ngrohtë fizikë në momentin që ai mungon kaq shumë dhe është aq i rëndësishëm në kohë pandemie.
Të moshuarit mund të flasin në telefon me familjarët, por kur shohin kafshët të afrohen iu qeshin sytë, dhe qentë vrapojnë për tek ta.
Sipas infermierëve falë qenve, humori i pacientëve përmirësohet ndjeshëm. Ata sigurojnë se nuk ka asnjë problem nëse ata i prekin qentë. Në kulm të pandemisë në muajin mars, kjo terapi ishte pezulluar njësoj si pjesa më e madhe e aktiviteteve në azil, por aktualisht drejtoria ka vendosur ta rinisë.
Skuadra e terapisë së qenve do të përforcohet dhe me dy qen të rinj, Redud dhe Kida, të cilët pas trajnimit do i bashkohen Zeus dhe Marlei për të vizituar rregullisht miqtë e tyre njerëz./abcnews.al