Terapia e pazakontë: Lamat vendosen në shërbim të të moshuarve dhe të sëmurëve

schedule17:43 - 27 Nëntor, 2021

schedule 17:43 - 27 Nëntor, 2021

Kafshët si “kundërhelm” për vetminë e të moshuarve dhe lehtësimin e të sëmurëve?

Një qasje e re për kujdesin e të moshuarve dhe të pacientëve me kancer në fazën përfundimtare është përdorimi i kafshëve si një “ngushëllim “. Kafshë që ndonëse preferojnë të jenë në natyrë dhe të vrapojnë lirshëm, mund të përdoren edhe për qëllime më fisnike.

Në njëfarë mënyre, 152 të moshuarit që qëndrojnë në një azil të moshuarish në qytetin gjerman të Rudolstadt bien në kontakt të përditshëm me lamat, të cilat sipas Shtëpisë së të moshuarve janë një nga terapitë alternative më të njohura për të moshuarit.

Kreu i shtëpisë së të moshuarve, Tobias Zellinger, thotë prerazi se pacientët me demencë i përgjigjen shumë mirë shoqërisë së kafshëve që kërkojnë përkëdheljet e tyre.

Kafshët normalisht hyjnë në shtëpinë e të moshuarve dhe marrin ashensorin për në dhomat e miqve. Ndonjëherë hyjnë në dhoma dhe i lënë të moshuarit t’i përkëdhelin.

Pastaj kafshët zbresin në kopsht dhe kush të dojë mund të shkojë të flasë me ta ose të ulet me to. Dhe më pas, siç thonë të moshuarit, ato ngjiten në dhomat e tyre me një ndjenjë plotësie dhe gëzimi që ranë në kontakt me këto kafshë shumë miqësore.

Pas reagimeve të vazhdueshme pozitive, drejtuesit e shtëpisë së të moshuarve morën vendimin dhe u siguruan që këto vizita të kafshëve katërkëmbëshe, të lumtura, t’i bënin një zakon të rregullt e të këndshëm.

Sipas Guardian në artikullin e saj, efektet e dobishme të lamave njihen prej vitesh. Shumë kafshë të këtyre llojeve janë tashmë në qendër të një nisme premtuese kërkimore në shtetin Victoria në Australi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!