Ter Stegen nxeh atmosferën: Gati për Napolin, duam të fitojmë Champions-in

schedule13:59 - 24 Shkurt, 2020

schedule 13:59 - 24 Shkurt, 2020

Marc-Andre Ter Stegen është gati për duelin kundër Napolit në Champions League. Portieri i Barcelonës karikon shokët e skuadrës në deklaratën e dhënë për Mundo Deportivo dhe “kërcënon” kundërshtarët italianë.

Kemi shumë lojtarë të mirë, duam të zbavitemi në maksimum dhe dëshirojmë të jemi gjithmonë të përgatitur në 100% për këto lloj sfidash. Javët e fundit jemi përshtatur me trajnerin e ri. Duhet të jemi gati për të vuajtur dhe për të fituar ndeshjen me Napolin.

Jemi gati për këtë përballje. Fitimi i Champions League është gjithmonë objektivi ynë kryesor, edhe pse është e komplikuar. Na pret një duel shumë i vështirë, por do të japim gjithçka të marrim një rezultat pozitiv në ‘San Paolo’ për të mbyllur çështjen e kualifikimit në fushën tonë“, deklaron portieri gjerman. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!