Teqja jashtë rrezikut për jetën, edhe FSHF pranë familjes së portierit

schedule22:50 - 5 Tetor, 2019

schedule 22:50 - 5 Tetor, 2019

Sot, vëmendja më e madhe e futbollit shqiptar është te portieri i Partizanit, Aldo Teqja, i cili është vetëhedhur nga ballkoni i apartamentit të tij dhe është në spitalin e Traumës. Pas klubit të Partizanit që doli me njoftim zyrtar për futbollistin e tyre, ka qenë edhe Federata Shqiptare e Futbollit që ka njoftuar opinionin publik për qëndrimin e tyre. Përfaqësues të FSHF-së janë pranë familjes së futbollistit në spitalin e Traumës, duke i qëndruar afër portierit Teqja dhe familjareve të tij./abcnews.al

Njoftimi i FSHF:

Federata Shqiptare e Futbollit dëshiron të njoftojë opinionin publik se po monitoron me shumë kujdes situatën e portierit Aldo Teqja, i cili ka pësuar mbrëmjen e sotme një aksident.

Pas komunikimit me mjekët, familjarët dhe drejtuesit e Klubit Partizanit, duhet t’ju bëjmë më dije se gjëndja ish-portierit të përfaqësueses U-21 është jashtë rrezikut për jetën dhe në monitorim të vazhdueshdueshëm nga mjekët.

Jemi pranë familjes në këtë moment të vështirë dhe dëshirojmë të shprehim gatishmërinë tonë si institucion për të ndihmuar rikuperimin e shpejtë të Aldos.

Forca Aldo, forca kampion!

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!