Tepelenë/ 52-vjeçari gjendet pa shenja jete nga familjarët, dyshohet se është vetëvrarë

schedule18:24 - 27 Gusht, 2023

schedule 18:24 - 27 Gusht, 2023

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Proganat të Tepelenës mbasditen e kësaj të diele.

Një 52-vjeçar është gjetur nga familjarët e tij, dyshohet i vetëvrarë me armë zjarri automatik.

Sipas deklarimeve të familjarëve, 52-vjeçari përdorte medikamente për shëndetin mendor, pasi vuante nga depresioni.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!