Teoritë e konspiracionit pas akuzave ndaj ish-presidentit, çfarë pritet të ndodhë me Trump

schedule10:48 - 1 Prill, 2023

schedule 10:48 - 1 Prill, 2023

Një juri në Manhattan paditi Donald Trump të enjten për pagesën e fshehtë ndaj yllit porno Stormy Daniels, raportoi New York Times.  Është një zhvillim historik që do të trondisë garën presidenciale të vitit 2024, me Trump duke u bërë ish-presidenti i parë që përballet me akuza penale.

Pasditen e së enjtes, pasi lajmet për akuzat u publikuan gjerësisht, zyra e Prokurorit të Përgjithshëm konfirmoi se Trump ishte akuzuar dhe se prokurorët kishin kontaktuar avokatin e Trump për ta njoftuar se duhet të paraqitet të martën në gjykatë.

Ndërkohë, në kanalet e mediave sociale të lidhura me ekstremistët dhe teoricienët e konspiracionit, njerëzit kërkuan një shpjegim pas akuzës së ish-presidentit Donald Trump të enjten, me disa që e quanin atë viktimë të një gjuetie shtrigash për të minuar ndikimin e tij dhe të tjerë e përshkruan atë si një mjeshtër i madh që luan shah politik për të rifituar presidencën.

Gjatë viteve, lëvizja politike e Trump është përballuar me humbje të shumta elektorale. Disa mbështetës u burgosën pas sulmit në Kapitol. Peizazhi i mediave sociale ka ndryshuar dhe shtrirja dixhitale e Trump mbetet e kufizuar, raporton abcnews.al.

Ai do të duhej të udhëtonte për në Nju Jork dhe atje do të duhej të paraqitej në gjykatën qendrore të qytetit. Prej më shumë se një jave kanë nisur përgatitjet. Barrierat metalike rrethojnë Kullën Trump në Midtown dhe ndërtesën e Gjykatave Penale në Lower Manhattan. Patrulla të shtuara ishin të dukshme në qendër të qytetit dhe policia po përgatitej për protestat.

Të gjithë oficerët e Departamentit të Policisë së Nju Jorkut të të gjitha gradave u thirrën në detyrë me uniformë të premten. Zyrtarë të lartë të prokurorisë dhe agjencisë shtetërore që drejtojnë gjykatat kanë planifikuar ngritjen e aktakuzës ndaj ish-presidentit.

Kështu vepruan anëtarët e Departamentit të Policisë, i cili patrullon rrugët jashtë gjykatës penale, dhe zyrtarët e gjykatës, të cilët merren me sigurinë brenda ndërtesës.

Ivanka Trump, reagoi me një postim në Instagram për ndjekjen penale të babait të saj. Ivanka shprehu mirënjohjen e saj “në të gjithë spektrin politik për mbështetjen dhe shqetësimin” ndaj tij.

“Unë e dua babanë tim dhe e dua vendin tim. Sot më dhemb për të dyja. I vlerësoj të gjithë në spektrin politik që shprehin mbështetjen dhe shqetësimin e tyre”, tha ajo.

Donald Trump nuk do të prangohet kur ish-presidenti amerikan të shfaqet në Neë York City në fillim të javës së ardhshme për t’u përballur me  akuzat penale , sipas kushteve së arritur nga avokatët.

“Nuk e di se si do të shkojnë gjërat. Nuk ka asnjë manual se si mund të ngrini akuza kundër një ish-presidenti të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në një gjykatë penale”, theksoi Joe Tacopina, avokati i Trump, duke vënë në dukje se Trump dhe ekipi i tij mbrojtës ishin të befasuar kur dëgjuan lajmin e ndjekjes penale.

“Në fillim ishim të gjithë të shokuar. Ne nuk menduam që do të ndodhte diçka e tillë sepse nuk ka asnjë krim në këtë rast,” tha ai. Donald Trump po përballet me akuza penale se ka paguar yllin e filmave porno për të heshtur në 2016.

Ish-presidenti i Shtëpisë së Bardhë, i cili ëndërron të kthehet në presidencë në vitin 2024, pritet të paditet nga Prokurori i Qarkut të Manhatanit, Alvin Bragg.

/abcnews.al