Bedri dhe Albert Vodha, babë e bir që tentuan t’i merrnin 100 mijë euro një biznesmeni janë lënë në burg. Skema e mashtrimit ishte planifikuar nga shtetasi Florian Gjergji, i cili është shpallur në kërkim. Ky i fundit iu prezantua biznesmenit si zyrtar i lartë duke i kërkuar shumën e parave.
Florian Gjergji, i cili ishte edhe si organizator, ka pasur rolin personit që mbante komunikimin nëpërmjet rrjeteve sociale me sipërmarrësin. Babë e bir janë mbajtur nën vëzhgim nga policia dhe janë arrestuar në momentin kur do t’i merrnin shumën e parave biznesmenit.
Blutë e Tiranës sekuestruan 70 000 euro, 2 automjete, 5 celularë, 3 karta SIM, 1 laptop, 2 USB dhe 1 tablet. Dyshohet se këta tre shtetas janë autorë edhe të një rasti tjetër të ndodhur në mars në Tiranë. Duke u prezantuar si zyrtarë të lartë, i kanë marrë një shumë të madhe parash një biznesmeni./abcnews.al