Tentuan të vjedhin një shtëpi, arrestohen dy shqiptarë në Itali

schedule20:48 - 15 Shkurt, 2023

schedule 20:48 - 15 Shkurt, 2023

Dy shqiptarë ranë në prangat e policisë italiane nën akuzën për vjedhje, ndërsa një tjetër ka arritur të arratiset.

Ata akuzohen për vjedhje të kryer mbrëmjen e 13 shkurtit në shtëpinë e një 56-vjeçari nga Castelfranco. Në atë moment në shtëpi ndodheshin vajzat të cilat pasi dëgjuan zhurma të dyshimta zbritën në katin e poshtëm për të gjetur persona të panjohur që po hynin në shtëpi. Ata thirrën nënën e cila njoftoi karabinierët.

Ata u përpoqën të arratisen me një VW Golf të bardhë, në pjesën perëndimore të provincës së Trevisos. Pas një bashkëpunimi policia italiane arrestoi dy shqiptarët, një 30-vjeçar dhe një 31-vjeçar në krye të krimit, ndërsa në kërkim është dhe një 31-vjeçar tjetër si bashkëpunëtori i tyre.

Të dyshuarve  iu gjetën tre kaçavida dhe një palë doreza.

Ndërsa po vijojnë hetimet për identifikimin e vjedhjeve të tjera të kryera nga të dyshuarit.

Veçanërisht për njërin prej të treve ka të dhëna që lidhen me pjesëmarrjen e tij më 9 shkurt në krimin e kryer në një shtëpi në Asolo ku janë vjedhur bizhuteritë e ndryshme floriri.

Të arrestuarit u dërguan në burgjet e Trevisos dhe Padovës, ndërsa anëtari i tretë i grupit është shpallur në kërkim aktiv. /abcnews.al