Policia iraniane ka arrestuar 3 persona pasi tentuan që të shisnin foshnja përmes instagramit.
Shefi i policisë në Teheran, Hossein Rahimi tha në 23 qershor një foshnje 20-ditëshe dhe një 2 muajsh u gjetën me tre individët, të cilët pretenduan se i kishin marrë ata nga familjet e varfra kundrejt një “tarifë të vogël”
Policia tha se foshnjat janë dërguar nën kujdesin e një organizate shtetërore të mirëqenies dhe se kanë identifikuar prindërit e tyre.
Ndërkohë, autoritetet deklaruan se anëtarët e një bande që shisnin foshnja në provincën verilindore Gorgan, janë arrestuar në fillim të vitit. Katër gra dhe një burrë akuzohen se kanë identifikuar nënat e varfra dhe kanë paguar shpenzimet e tyre në spital dhe se pas lindjes ua kanë marrë fëmijët./abcnews.al