Një 40 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Vlorës dhe është proceduar penalisht bashkëpuntori i tij, pasi akuzohen se tentuan që të ndosnin ujërat e lumit të Borshit duke derdhur ujëra të zeza, gjatë natës, me autobot.
Sipas policisë është shpallur në kërkim pronari i subjektit ekonomik për llogari të të cilit kryhej kjo veprimtari kriminale.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Pollution”, u kap në flagrancë teksa tentonte të derdhte ujëra të zeza, në lumë, me autobotin që drejtonte, dhe u arrestua shoferi i autobotit 40 vjeç, banues në Sarandë.
Në vijim të veprimeve procedurale u sekuestrua mjeti autobot.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme./abcnews.al