Forcat Mbrojtëse Izraelite kanë njoftuar se kanë qëlluar në mënyrë paralajmëruese disa protestues pro-palestinezë. Këta të fundit thuhet se ishin duke kaluar kufirin nga Libani për në Izrael në momentin kur u qëlluan.
“Pak më parë, tanket e IDF qëlluan për të paralajmëruar një numër protestuesish të cilët kaluan nga Libani në territorin e Izraelit,” shkruan në një postim në Twitter Forcat Mbrojtëse të Izraelit.
“Të dyshuarit sabotuan gardhin dhe i vunë zjarrin zonës përpara se të ktheheshin në territorin e Libanit.” sb/abcnews.al/
פעילי חיזבאללה פרצו את גדר הגבול וחדרו לשטח ישראל@rubih67 https://t.co/dAMNpxtz3z pic.twitter.com/dppAKP9jmL
— כאן חדשות (@kann_news) May 14, 2021