Tentuan të kalonin Kanalin Anglez, humb jetën një emigrant, shpëtohen 71 të tjerë

schedule09:06 - 18 Korrik, 2024

schedule 09:06 - 18 Korrik, 2024

Një emigrant humbi jetën në brigjet veriore të Francës teksa po përpiqej të kalonte Kanalin Anglez, ndërsa 71 persona të tjerë u shpëtuan.

Mbrëmë një varkë patrullimi raportoi se një varkë me emigrantë kishte filluar të fundosej, duke dërguar dy helikopterë dhe një anije shpëtimi në operacionin e shpëtimit.

Ndërkohë, sipas informacioneve 13 deklarohen të humbur.

Në ngushticën e Pas-de-Calais, një nga rrugët më të ngarkuara të migracionit detar,shumë varka janë fundosur. Më e keqja ndodhi në vitin 2021 kur u mbytën 27 emigrantë, kryesisht kurdë nga mosha 7 deri në 46 vjeç.

Më shumë se 12,313 njerëz kanë mbërritur në brigjet e Britanisë ilegalisht në vitin 2024, kryesisht nga Franca, sipas shifrave zyrtare nga autoritetet britanike të publikuara në mes të qershorit.

Kjo është një rritje prej 18% në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, pavarësisht se qeveritë britanike vitet e fundit kanë shtrënguar politikat e tyre të imigracionit.

/abcnews.al