Tentuan të kalojnë me pasaportë të falsifikuar një shtetase, pezullohe nga puna 4 policë në Rinas

schedule15:52 - 6 Shkurt, 2020

schedule 15:52 - 6 Shkurt, 2020

Katër policisë janë pezulluar nga puna pasi dyshohet se tentuan të kalojnë në mënyrë të paligjshme një shtetase në Rinas.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesa (SHÇBA), bën me dije se ka pezulluar nga detyra këta punonjës policie të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin dashur të mundësojnë kalimin e paligjshëm të kufirit shtetëror në Aeroportin e Rinasit, të një shtetaseje shqiptare me pasaportë të falsifikuar.

Njoftimi i SHÇBA:

Dyshohet se tentuan të kalojnë në mënyrë të paligjshme një shtetase në Rinas, SHÇBA pezullon nga detyra 4 punonjës policie për veprën penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”, si dhe po ndiqet në gjendje të lirë shtetasja

Pas një hetimi pro-aktiv të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, në kuadër të një procedimi penal për veprën penale “Dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit”, me vendim të Gjykatës janë caktuar masat e pezullimit të ushtrimit të detyrës për punonjësit e Policisë:

– L.S., me detyrë në DPPSH;

– M.B., me detyrë në DPPSH;

– A.M., në Komisariatin e Policisë Rinas;

– A.D., në Komisariatin e Policisë Rinas.

U vendos masa “Detyrim për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore”, për shtetasen K.B.

Këta punonjës në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë konsumuar veprën penale të “Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, duke dashur të mundësojnë kalimin e paligjshëm të kufirit shtetëror në Aeroportin e Rinasit, të një shtetaseje shqiptare me pasaportë të falsifikuar. Hetimet vijojnë nën drejtimin e Prokurorisë së Shkallës së Parë, Tiranë. SHÇBA fton çdo qytetar të denoncojë çdo shkelje të punonjësve të Policisë në numrin falas 0800 90 90./abcnews.al