Policia franceze është përballur me një sulm të bërë nga emigrantët e paligjshëm të cilët po përpiqeshin që të kalonin drejt Britanisë.
Mediat e huaja shkruajnë se të arrestuarit janë Salih Taib Abdullah, 33-vjeç nga Iraku dhe Ahmed Omar Saleh Khater, 25-vjeç nga Sudani, që u dënuan me dy vite burgim duke tentuar të futen ilegalisht në Britani të Madhe.
Dhuna shpërtheu në një plazh në afërsi të Calais, kur ekipi i policisë pikasi një grup prej 51 emigrantësh, përfshirë Abdullahun dhe Khaterin që po tentonin të futeshin në një anije dhe të marrin rrugë drejt Britanisë.
Disa prej tyre kishin mjete të forta, gurë dhe gjësende tjera që konsideroheshin armë të ftohta – me të cilat sulmuan dhe lënduan zyrtarë policorë që tentonin t’i ndalnin./abcnews.al