Tentuan të hyjnë ilegalisht në Gjermani, policia arreston 7 shqiptarë

schedule18:07 - 29 Gusht, 2022

schedule 18:07 - 29 Gusht, 2022

Policia gjermane ka vënë në pranga 7 shtetas shqiptarë të cilët kanë kërkuar të hyjnë ilegalisht në Gjermani.

Mediat gjermane bëjnë me dije se janë ndaluar 7 shtetas me origjinë shqiptare të moshës nga 20 deri në 50 vjeç.

Secili prej tyre akuzohet se kanë tentuar të hyjnë ilegalisht në vend dhe janë punësuar në mënyrë të paligjshme. Gjithashtu për një nga shtatë personat dhe një tjetër shqiptar është bërë kallëzoi për kontrabandë me të huaj. Ndërkohë dy kontrabandistët ishin drejtues të automjete që u ndaluar për kontroll nga policia kufitare. Ishin oficerët e policisë federale që ndaluan një minibus dhe një makinë me targa gjermane dhe nga kontrolli vetëm një 29 vjeçar është identifikuar.

Mirëpo, drejtuesi 30-vjeçar i makinës dhe gjithsej gjashtë pasagjerë nga të dyja automjetet nuk i kishin dokumentet që duheshin për qëndrimin në Gjermani.

Ndërsa të pyetur nga policia shqiptarët kanë deklaruar se aktualisht punonin në një kompani gjermane. Por sipas hulumtimeve të Policisë Federale në Rosenhei, rezulton se ata janë punësuar pa kontrata pune dhe duket se punojnë ilegalisht. Në përputhje me urdhrin e gjykatës së rrethit Rosenheim, shoferi i automjetit u burgos së bashku me gjashtë bashkatdhetarët e tij shqiptarë, të cilët përballen me akuzën e tentativës për hyrje të paligjshme. Nga atje me shumë gjasa do të duhet të largohen nga vendi për në atdheun e tyre, thotë policia federale.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!