Tentuan të “blinin” të penduarin e drejtësisë, jepet vendimi për Gentian Goskovën dhe Elton Kosovën

schedule12:28 - 12 Shtator, 2023

schedule 12:28 - 12 Shtator, 2023

Gjykata e Apelit ka dënuar me 2 vite burg, Gentian Goskoven dhe me 3 vite e 6 muaj Elton Kosovën, pasi tentuan të manipulojnë dëshminë e të penduarit të drejtësisë, Luftar Reçi.

Ata akuzohen për, “Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit”, në formën e propozimit dhe premtimit të përfitimit të parregullt ndaj dëshmitarit Reçi, në mënyrë që ai të hiqte dorë nga deklarimet e dhëna që çuan në zbardhjen e dy ngjarjeve kriminale të ndodhura në vitin 2005 ku mbetën të vrarë Vajdin Lame e Klodian Saliu.

Sipas dosjes Goskova dhe Kosova, mbanin kontakte me një punonjës të burgut të Drenovës në Korçë, aty ku mbahet bashkëpunëtori i drejtësisë dhe i kishin kërkuar këtij të fundit që në rast se Reçi nuk do të ndryshonte dëshminë ta helmonin në ambientet e qelisë ku mbahej i izoluar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!