Tentuan të “blinin” të penduarin e drejtësisë, burg për “Reqin e Korçës” dhe Elton Kosovën

schedule14:23 - 9 Janar, 2023

schedule 14:23 - 9 Janar, 2023

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 3.6 vite burg Gentian Goskovën i njohur si “Reqi i Korçës” dhe me 2.4 vite Elton Kosovën, pasi tentuan të manipulojnë dëshminë e të penduarit të drejtësisë, Luftar Reçi.

Ata akuzohen për veprat penale të “Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit”, në formën e propozimit dhe premtimit të përfitimit të parregullt të dëshmitarit, Luftar Reçi, për të siguruar nga ky i fundit deklarime të rreme.

Sipas SPAK Goskova ka tentuar të korruptojë dhe manipulojë dëshmitarin e prokurorisë, Luftar Reçi, i cili ka dëshmuar për një sërë vrasjes të bujshme në vend si edhe për emra të njohur të botës së krimit. Sipas dosjes “Reqi” dhe Kosova, mbanin kontakte me një punonjës të burgut të Drenovës në Korçë, aty ku mbahet bashkëpunëtori i drejtësisë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!