Tenton të vjedhë banesën, kapet autori

schedule10:58 - 3 Nëntor, 2018

schedule 10:58 - 3 Nëntor, 2018

Një person është arrestuar në flagrancë pasi tentoi të vidhte një banesë. Ngjarja ka ndodhur orët e para të 2 Nëntorit në fshatin Shoshan të Tropojës. Autori i vënë në pranga është Syl Ç. banues në të njëjtin fshat.

Gjatë tentativës për të vjedhur, ai i ka shkaktuar plagë të lehta pronarit të pronarit të shtëpisë.

“Arrestimi i tij u bë pasi në orët e para të datës 02.11.2018, ka tentuar ti vjedhë banesën shtetasit A.P.,  banues në fshatin Shoshan, Tropojë, ku gjatë tentativës për të vjedhur  i ka shkaktuar dëmtime të lehta”, thuhet në njoftimin e policisë.

Mbi autorin e ngjarjes rëndon vepra penale e vjedhje me dhunë të mbetur në tentativë./abcnews.al