Një 58 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Shkodrës pasi ka tentuar që të djegë banesën e kushëririt të tij.
Policia bën me dije se shtetasi me iniciale K. P., 58 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se për motive të dobëta, me anë të një bombole gazi, ka tentuar të djegë shtëpinë e kushëririt të tij, shtetasit P. P., banues në Shkodër.
“Tentoi të digjte banesën e kushëririt, vihet në pranga 58-vjeçari.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. P., 58 vjeç, banues në Shkodër, pasi dyshohet se për motive të dobëta, me anë të një bombole gazi, ka tentuar të djegë shtëpinë e kushëririt të tij, shtetasit P. P., banues në Shkodër. Nga veprimet paraprake ka rezultuar se në banesë janë shkaktuar vetëm disa dëme të vogla materiale”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al