Blutë e Durrësit kanë vënë në pranga një shtetas 55 vjeçar pasi u konstatua se drejtonte mjetin në gjendje të dehur.
Në momentin që punonjësit e Policisë i kanë kërkuar dokumentacionin e automjetit dhe kryerjen e testit të alkoolit, drejtuesi i automjetit, duke qenë në gjendje të dehur, iu ka afruar para punonjësve të Policisë Rrugore me qëllim shmangien e testit.
Ndaj këtij shtetasi rëndojnë akuzat për veprat penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Drejtimi i automjetit ne menyre te parregullt”. / abcnews.al /

