Një 52 vjeçar nga Durrësi ka rënë në prangat e Policisë së lezhës, pasi tentoi të furnizonte mjetin tij me karburant me para të falsifikuara.
Ai u kap në një pikë karburanti në Kallmet, kur ishte duke paguar me një kartmonedhë 5 mijë lekë ( të reja) të dyshuara të falsifikuara
Gjatë kontrollit fizik 52 vjeçarit me iniciale H.T. i janë gjetur e sekuestruar me cilësinë e provës materiale edhe 33 mijë lekë ( të reja) të dyshuara të falsifikuara, të ndara në kartmonedha pesë mijëshe, dy mijëshe dhe një mijëshe.
Materialet procedurale në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale ” Falsifikim i monedhave “. /abcnews.al