Tentoi t’i ndante, plagoset edhe shoferi i kryebashkiakut të Divjakës, në gjendje të rëndë

schedule10:34 - 11 Nëntor, 2022

schedule 10:34 - 11 Nëntor, 2022

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e sotme ku mbeti i plagosur me thikë kryebashkiaku i Divjakës, Fredi Kokoneshi.

Ky i fundit ka marrë plagë në shpatull dhe krah.

Abc mëson se përveç Kokoneshit, i plagosur ka mbetur edhe shoferi i këtij të fundit i cili ndodhet në gjendje të rëndë.

Fredi Kokoneshi ka qenë duke debatuar me O.Xh, i cili më pas e ka qëlluar me thikë.

Shoferi i tij ka ndërhyrë për t’i ndarë, por autori e ka qëlluar.

Kokoneshi është dërguar në spitalin e Lushnjës, ndërsa autori është ndaluar nga policia.

Divjakë / Informacion paraprak

Rreth orës 09:30, në afërsi të bashkisë Divjakë, shtetasi O. Xh., 46 vjeç, dyshohet ka goditur me mjet prerës, shtetasin F. K., me detyrë Kryetar i bashkisë Divjakë dhe shoferin e tij, shtetasin G. B., 45 vjeç. Të dëmtuarit janë transportuar menjëherë dhe po marrin ndihmë mjekësore, në Spitalin Rajonal Lushnjë.

Falë veprimeve të shpejta operacionale të shërbimeve të Policisë, është kapur dhe shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale, shtetasi O. Xh., si autor i dyshuar i plagosjes.

Në vendngjarje ndodhen drejtuesit më të lartë të DVP Fier.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!