Tentoi të vriste veten në qendrën e azilkërkuesve, vdes shqiptari në Britani, autoritetet nisin hetimin

schedule21:21 - 18 Nëntor, 2023

schedule 21:21 - 18 Nëntor, 2023

Një 37 vjeçar shqiptar i cili ndodhej ne koma pasi tentoi te vriste veten ndërroi jete te premten ne Britani. Mediat e huaja raportojnë se emigranti kishte shkuar ilegalisht atje dhe e kreu aktin ekstrem ne qendrën e azilkërkuesve pasi ndaj tij kishte një urdhër debimi.

Një emigrant shqiptar ndërroi jetë në Britani pak ditë pasi kishte tentuar t`i jepte fund jetës. Mediat ndërkombëtare raportojnë se 37 vjeçari ndodhej ne koma prej gati një jave.

Emigranti shqiptar, me origjine nga Librazhdi i cili kishte shkuar në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht muaj më pare e kreu aktin ekstrem në qendrën e mbajtjes së azil kërkuesve në Brook House, pasi u ndalua me qëllim dëbimin në atdhe.

Mediat po ashtu shkruajnë se përveç 37 vjeçarit edhe një tjetër shqiptar kishte tentuar vetëvrasjen.

Ai u deportua menjëherë pas tentativës për vetëvrasje, por u kthye Mbretërinë e Bashkuar pas një sfide ligjore nga avokati i tij, i cili aplikoi për anulimin e urdhrit të dëbimit. Pas këtyre rasteve autoritetet britanike kanë nisur hetimet ndërsa në Brook House, qendër që ka pasur shumë kritika kohët e fundit, emigrantët shqiptar zhvilluan një protestë. Një i burgosur shqiptar tha se dy burrat që kishin tentuar të vrisnin veten kishin frikë për sigurinë e tyre për shkak të planeve të afërta për t’i kthyer në Shqipëri.

“Njëri prej tyre më tha se mendonte se do të ishte më mirë të vdiste në MB sesa të kthehej në Shqipëri. Trajtimi ynë në paraburgim nuk është i mirë. Ne nuk jemi kafshë; ne jemi njerëz”, tha ai.

Mbretëria e Bashkuar dhe Shqipëria nënshkruan një marrëveshje një vit më parë me qëllim përshpejtimin e procedurave të riatdhesimit të shqiptarëve ilegalë por avokatët dhe aktivistët e të drejtave të njeriut kanë paralajmëruar se shumë shqiptarë që kanë kërkuar azil për arsye si gjakmarrja janë në rrezik nëse kthehen me forcë në vendin e tyre.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!