Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Djegia e banesës së të moshuarve në Fier, zjarri u vu nga djali i tyre. Policia: Tentoi të vrasë prindërit, arrestohet

schedule10:40 - 24 Tetor, 2024

schedule 10:40 - 24 Tetor, 2024

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur një ditë më parë në lagjen “15 Tetori” të Fierit, ku një banesë u përfshi nga flakët. Brenda ndodheshin dy të moshuar, të cilët janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Në pranga ka rënë 42 vjeçari Altjon Sulejmani, djali i çiftit të të moshuarve, pasi akuzohet se i ka vënë qëllimisht zjarrin banesës ku jetonte bashkë me prindërit dhe më pas është larguar.

Dyshohet se 42 vjeçari ka ushtruar më parë edhe dhunë ndaj tyre. Ai akuzohet për “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë, “Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr”./abcnews.al



 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!