Tentoi të vriste me thikë kunatin e tij, arrestohet 45-vjeçari

schedule09:55 - 6 Maj, 2020

schedule 09:55 - 6 Maj, 2020

Një ngjarje me pasoja të rënda është parandaluar nga efektivët e komisariatit nr.2 në Tiranë.

Sipas njoftimit të policisë, në rrugën “Emin Duraku” pas një konflikti mes dy personave ka mbetur i plagosur me thikë një prej tyre.

Policia është njoftuar nga një telefonatë e ardhur në drejtorinë e policisë. Menjëherë janë nisur për në vendin e ngjarjes efektivët e komisariatit nr. 2.

Në momentin që shërbimet e Policisë janë afruar në vendin e ngjarjes, autori  R. R., 45 vjeç, është larguar me shpejtësi.

Në ndjekje të tij janë vënë forca të shumta të Komisariatit të Policisë Nr. 2 dhe pas disa orë ndjekjeje dhe kontrollesh kanë bërë të mundur kapjen e tij.

2 personat e përfshirë në konflikt kanë lidhje familjare.

Njoftimi i policisë:

Parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një konflikti mes dy personave.

Vihet në pranga 45-vjeçari që tentoi të vriste me thikë kunatin e tij, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, pas njoftimit të marrë se në rrugën “Emin Duraku” kishte konflikt mes dy shtetasve, ku një prej tyre kishte goditur me thikë shtetasin tjetër, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë.

Në momentin që shërbimet e Policisë janë afruar në vendin e ngjarjes, shtetasi R. R., 45 vjeç, është larguar me shpejtësi. Në ndjekje të tij janë vënë forca të shumta të Komisariatit të Policisë Nr. 2 dhe pas disa orë ndjekjeje dhe kontrollesh kanë bërë të mundur kapjen e tij.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit R. R., pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta goditi me thikë kunatin e tij shtetasi A. B.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë, “Dhuna në familje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!