Tentoi të vriste me shkop bejsbolli 46-vjeçarin, pranga autorit në Durrës

schedule10:10 - 20 Shkurt, 2023

schedule 10:10 - 20 Shkurt, 2023

DURRËS- Policia e Durrësit ka arritur të parandalojë një ngjarje të rëndë. ABC News mëson  se Artan Paja, 44-vjeç, ka tentuar të vrasë me shkop bejsbolli shtetasin me iniciale K. S pas një sherri për motive të dobëta. Menjëherë ai u dërgua në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë: 

Tentoi të vriste me send të fortë, një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, falë reagimit të menjëhershëm nga Policia, kapet dhe arrestohet 44-vjeçari. Shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte tentuar tentuar të vriste me send të fortë, një shtetas tjetër, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë organizuar menjëherë punën për kapjen e autorit të dyshuar dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara nga Policia, u bë e munduar kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit A. P., 44 vjeç, banues në fshatin Shkafane, Durrës. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, në fshatin Shkafane, Durrës, ka tentuar të vrasë me send të fortë (shkop bejsbolli), shtetasin K. S., 46 vjeç, banues në fshatin Kullë, Durrës, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.  Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!