Tentoi të vriste ish-deputetin e PS, Armando Prenga, burg për autorin

schedule10:25 - 8 Shkurt, 2024

schedule 10:25 - 8 Shkurt, 2024

Gjykata e Lezhës ka vendosur masën ‘arrest me burg’ pa afat për 30-vjeçarin, Fatbardh Ismaili, i cili tentoi të vriste ish-deputetin e Partisë Socialiste, Armando Prenga.

Ngjarja ka ndodhur gjatë zgjedhjeve lokale të 14 majit. Në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, gjyqtarja Eglantina Biba pranoi kërkesën e prokurorit Françesk Ganaj dhe caktoi masën e sigurisë “Arrest në Burg”, pa afat për 30-vjeçarin Fatbardh Ismaili, ndaj të cilit janë ngritur akuzat “Vrasje me dashje’ mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese e municioneve”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!