Është lënë në burg nga Gjykata e Lezhës, 67-vjeçari Ded Doçi i cili tentoi të vrasë një punëtor të firmës mirëmbajtëse në rrugën e Kombit duke e përplasur me makinë.
Në seancën e gjyqit me dyer të mbyllura, 67-vjeçari ka pranuar se ka pasur konflikte mbi pronësinë e tokës ku janë kryer punimet, por ka mohuar të ketë përplasur qëllimisht punëtorin Nazmi Halila, duke e cilësuar ngjarjen si aksidentale.
Pavarësisht pretendimeve të tij, gjyqtari Jak Ndoka ka pranuar kërkesën e prokurorit Ylli Pjetërnikaj duke lënë pas hekurave Doçin për veprën penale të “vrasjes së mbetur në tentativë”./mv.abcnews.al